Qeveria holandeze ka rënë për shkak të mosmarrëveshjeve midis partive të koalicionit mbi politikat e azilit.
Sic raporton BBC, të katër palët nuk arritën të gjenin marrëveshje në bisedimet e krizës të kryesuara nga kryeministri, Mark Rutte.
Qeveria u krijua një vit e gjysmë më parë, por partitë janë diametralisht të kundërta për politikën e migracionit prej disa kohësh.
Zgjedhjet e reja do të mbahen tani, ndoshta në vjeshtë.
Partia e tij konservatore VVD ishte përpjekur të kufizonte fluksin e azilkërkuesve, pas një grindjeje vitin e kaluar për qendrat e mbipopulluara të migracionit.
Këtë javë Rutte u përpoq të detyronte një plan që përfshinte një kufi për numrin e të afërmve të refugjatëve të luftës që lejoheshin në Holandë me vetëm 200 persona në muaj.