Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Bie sërish faqja e KQZ-së

Në uebfaqen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve janë paraqitur sërish probleme.

Platforma elektronike ka rënë nga sistemi, ku aktualisht nuk e mundur qasja për t’i parë rezultatet preliminare.

Sajti i KQZ-së është përballur me probleme që nga mbyllja e vendvotimeve, ku janë paraqitur ankesa të shumta nga të gjitha partitë.

Këtë të martë ka nisur numërimi i votave për kandidatët për deputetë, por edhe ajo për momentin është ndaluar tërësisht.

Ndërsa pa numëruar janë votat me kusht, ato të personave me nevoja të veçanta dhe votat e diasporës.