Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Bielamowicz: Serbia lëkundet mes mohimit e glorifikimit t`vrasjeve në Reçak

 
   

Jakub Bielamowicz, analist i Evropës Juglindore dhe Ballkanit Perëndimor në Institutin e Evropës së Re, tha se me çdo mizori të madhe të kryer nga regjimi i Millosheviçit, qeveria serbe sot lëkundet mes mohimit dhe glorifikimit të vrasjeve në Reçak.

“Sot është 25 vjetori i masakrës në Reçak ku forcat serbe të sigurisë vranë brutalisht 45 shqiptarë të Kosovës.

Ashtu si me çdo mizori të madhe të kryer nga regjimi i Millosheviçit, qeveria serbe sot lëkundet mes mohimit dhe glorifikimit të vrasjeve në Reçak. 25 vjet më parë, forcat serbe hynë në fshatin Reçak të Kosovës dhe bastisën shtëpitë një nga një.

Disa vendas u përpoqën të fshiheshin, por u zbuluan, u rrahën, u morën dhe u qëlluan”, tha ai.