Prej vitesh flitet për sukseset e “Beauty Center Shpresa” me pronare Shpresa Osmani, e cila e ka ndërtuar storien e saj të suksesit falë punës së pandalshme dhe profesionale në ofrimin e një game të gjerë shërbimesh nga fusha e bukurisë dhe estetikës.
“Beauty Center Shpresa” konsiderohet të jetë një nga qendrat më të mëdha dhe më të njohura shqiptare në Zvicër, me një mori shërbimesh profesionale, si dobësimi efikas me laser, heqja e qimeve me laser që bënë elimininim e tyre të përjetshëm, heqjen e rrudhave në fytyrë, mbushjen e buzëve, mbjelljen e qerpikëve, thonjve e shumë të tjera.
“Beauty Center Shpresa”, është gjithashtu edhe shkollë, ku nxënëset aftësohen për mbjelljen, kurimin, rregullimin e thonjëve, mbushjen e buzëve me metodat më bashkëkohore, mbjelljen e qerpikë dhe vetullave, etj.
Shpresa Osmani, ndonëse shumë e angazhuar me punë, kohë pas kohe e sheh edhe një nga shout më të ndjekur shqiptar të momentit, “Big Brother VIP Kosova”, ku edhe ka krijuar opinionet e saj mbi banorë dhe posaçërisht pamjen e tyre të jashtme. Ajo, mendon se banoret femra duken përgjithësisht bukur, ama nga pikëpamja e saj kanë ende nevojë për trajtime dhe korrigjime estetike.
Shpresa, thotë se me kënaqësi do të realizonte shërbime profesionale nga fusha e bukurisë dhe estetikës brenda shtëpisë së “Big Brother”, por nuk i duket e logjikshme që të ofrojë punën e saj dhe të paguaj njëkohësisht për këtë gjë.
“Unë do të doja që të isha aty dhe bashkë me stafin tim të kontribuonim në dukjen edhe më të mirë të banorëve, por nuk e shoh të arsyeshme që të paguaj për ti dhënë shërbimet e mija”.
Ndryshe, Shpresa tregon që krahu i saj i djathtë në biznes, punë e jetë, mbetet si gjithmonë bashkëshorti i saj.
Shpresa së fundi është diplomuar në akademinë e njohur “ART Filler , Braws Akedemi” për injektime me filler.