Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

BIK-u e Duda Balje me deklarata të ndryshme, Mushkolaj: Dikush po rren, mosni se jemi në prag të Ramazanit

 
   

Analisti Imer Mushkolaj ka reaguar pasi deputetja Duda Balje tha se në takim me myftiun Naim Tërnava nuk u diskutua për ligjet, në veçanti, ai për fertilizimin e asistuar.

Mushkolaj ka publikuar komunikatën ku BIK-u, thotë se në takim është folur edhe për këtë çështje.

“Bashkësia Islame e Kosovës po thotë se myftiu Tërnava dhe deputetja Balje kanë diskutu edhe për shqetësimin rreth miratimit të disa projektligjeve, në veçanti rreth atij për fertilizimin e asistuar. Por, deputetja po thotë se “këto ligje nuk kanë qenë temë e vizitës te myftiu”.” – ka shkruar ai.

Në këtë situatë, sipas Mushkolajt, “dikush po gënjen”.

“Dmth. këtu dikush po rren. Mosni more, se edhe jemi n’prag t’Ramazanit” – ka shkruar ai.