Profesori Mersel Bilalli, thotë se tashmë ish-kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, do t’i ketë votat e sigurta për t’u bërë kryeministër i qeverisë teknike.
Bilalli thotë se ministrat e tanishëm të qeverisë aktuale pothuajse do të mbeten të njëjtit edhe në qeverinë e 100-ditëshit.
“Nuk do të jetë problem, sepse i ka votat e mjaftueshme qeveria aktuale. Votat i ka të sigurta. Ndërkohë, ministrat gati do të mbeten të njëjtë, te kjo qeveria teknike kemi ndryshime të vogla dhe zakonisht partitë nuk i qasen bindjeve të brendshme që t’i ndërrojnë strukturat dhe të hapin probleme në vetvete më së shumti kur është fjala për 100 ditë”, tha profesori nga Maqedonia e Veriut në emisionin “Ditari” në Tëvë1
Ndërkohë, profesori tha se partia Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) e cila është që 20-vjet në pushtet, mund të mbetet jashtë Qeverisë.
“Mua më duket se do të ndodhë krejt e kundërta VMRO-ja – një parti nacionaliste, e cila është konservative dhe nuk është shumë evropiane, do të fitojë një shumicë dërrmuese dhe do të hapen probleme të reja, jo rasisht i kemi tashmë mesazhet shumë të drejtpërdrejta, më shumë seç thuhet me fjalorin diplomatik, duke përfshirë edhe nga ndihmëssekretari amerikan… Sidoqoftë ajo do të jetë pa dilem fituese shumë e madhe nga posti shqiptar do të ketë një balancë mes strukturave, e cila partive më të vogla të cilat janë duke u bashkuar dhe BDI-së, e cila tashmë ka 20 e ca vite duke qëndru kështu që mund të ndodhë që qeveria e ardhshme të jetë edhe pa BDI-në ose në instancë të fundit, në qoftë se ndodh një e papritur mund të kemi një qeveri të zgjeruar me qëllim të ndryshimeve kushtetuese që nënkupton të marrin pjesë të gjitha partitë, përveç asaj të së majtës, e cila është shumë ekstreme edhe pse quhet e majtë”, deklaroi ai.
Talat Xhaferi pak orë më parë ka bërë të ditur se ka dhënë dorëheqje nga pozita e kryetarit të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, kështu duke u përgatitur për kryeministër.
Dorëheqja e tij vjen si rezultat i marrëveshjes politike të bërë në Maqedoninë e Veriut, dhe pritet që Xhaferi të vazhdojë angazhimin e tij politik si kryeministër teknik deri në zgjedhjet e reja. Ai pritet që më 28 janar të emërohet kryeministër nga radhët e BDI-së.
Kjo do të jetë hera e parë në historinë politike të Maqedonisë së Veriut që kryeministër do të jetë një shqiptar./teve1.info/
Tags: BDIMersel BilalliTalat Xhaferi