Presidentja e Kosovës, Vjosa osmani, ka njoftuar se këtë të hënë pati një bisedë telefonike me ndihmëssekretarin amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien.
Me anë të një postimi në llogarinë e saj në platformën “X”, Osmani e ka cilësuar telefonatën si produktive teksa njoftoi se gjatë bisedës është diskutuar për hapat për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës dhe zbatimin e plotë të Marrëveshjes së Brukselit.
“Një telefonatë produktive me O’Brien sot.
Theksoj rëndësinë themelore të punës së bashku me aleatët tanë amerikanë në mbrojtjen e lirisë, pavarësisë dhe demokracisë sonë.
Ne diskutuam gjithashtu hapat për anëtarësimin në Këshillin e Evropës dhe zbatimin e plotë dhe të shpejtë të Marrëveshjes së Brukselit”.