Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Bisedimet në Bruskel vazhdojnë, Bislimi e Petkoviq pritet të takohen në dhjetor – Lajçak jep detajet e fundit

 
   

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka deklaruar se ai bashkë me ekipin e tij po përgatiten për një takim në dhjetor në nivel kryenegociatorësh, Besnik Bislimi dhe Petar Petkovq.

Teksa ka treguar për agjendën e tij javore, Lajçak tha se ka pasur dy javë produkteve dhe të thella sa i përket detyrave për të cilat është i ngarkuar, duke përmendur takimin me QUINT në Paris.

“Dy javët e fundit kanë qenë sa produktive dhe të thella, me vizita në Gjenevë, Tiranë dhe Paris. Me bashkëbiseduesit e mi në Komitetin Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, Quai d’Orsay, u angazhova në diskutime të rëndësishme mbi Dialogun dhe rrugën përpara. Këto biseda janë kritike në formësimin e punës që po bën ekipi im ndërsa përgatitemi për takimin e ardhshëm të Kryenegociatorëve në dhjetor. Pres me padurim periudhën e ardhshme”, ka shkruar Lajçak në Facebook, të dielën.

Gjatë dialogut të fundit Kosovë-Serbi të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian është arritur marrëveshje e Brukelit ( 2023) dhe aneksi i Ohrit( 2023).

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i cili ka rënë dakord me Vuçiq për këto marrëveshje, vazhdimisht ka akuzuar Serbinë për moszbatim. Ndërsa bashkësia ndërkombëtare ka kërkuar që qeveria ta aprovojë draftin e Asociacionit dhe ta dërgojë në Gjykatë Kushtetuese për vlerësim. Drafti i  është dorëzuar Qeverisë nga BE.

Në postimin e tij Lajçak ka treguar që ka vizituar edhe Tiranën pa dhënë detaje më shumë. Emisari sllovak kohë më parë ka thënë se nuk pret shume nga procesi i dialogut për shkak të zgjedhjeve në Kosovë.