Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka thënë se Kosova është e lirë dhe sovrane falë përkushtimit të popullit dhe aleatëve.
Ai ka shkruar se në këtë ditë nderohen sakrifica e të rënëve dhe kontributi i NATO-s.
“24 vjet më parë, Kosova u çlirua nga Serbia. Liria jonë u bë realitet. Ne nderojmë sakrificën e të rënëve dhe kontributin e NATO-s.
Falë përkushtimit të popullit dhe aleatëve tanë për drejtësi dhe çlirim, Kosova është e lirë, sovrane dhe demokratike”, ka shkruar Bislimi në Twitter.