Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Bislimi godet Beogradin me statistika të shëndetësisë: Shqiptarët e Luginës janë më të diskriminuarit në Evropë

Zëvendëskryeministri i parë, Besnik Bislimi, ka thënë se shqiptarët e Luginës së Preshevës janë komuniteti më i diskriminuar në Evropë.

Ai ka shkruar në Twitter se nga 1136 punëtorë në spitalin rajonal të Vranjës, asnjë nuk është shqiptarë, ndonëse atje 30 për qind e popullsisë është shqiptare.

“Diskriminimi i minoritetit shqiptar është përhapur në mënyrë alarmantë në institucionet shëndetësorë të Serbisë. Nga 1136 punonjës në spitalin rajonal në Vranjë, asnjë nuk është shqiptar, pavarësisht se 30 për qind e popullsisë që marrin trajtim mjekësor aty janë shqiptarë.”

Bislimi ka bërë të ditur se asnjë shqiptar nuk ka qenë në krye të ndonjë instituti shëndetësor lokal që nga viti 2021, kur u shkarkua kryetari i Preshevës.

“Asnjë shqiptar nuk ka qenë në krye të anjë institucioni shëndetësor vendor që nga viti 2021 kur kryetari i Preshevës, ku 93 për qind e popullsisë është shqiptare, u shkarkua.”

Më pas, ai ka thënë se rreth 18 persona punojnë në Institutin e Shëndetit Publik ne Vranjë, por asnjëri prej tyre nuk është shqiptar.

Në fund ai ka thënë se për shqiptarët në Luginë kjo situatë është normale që më shume se një dekade, derisa ka shtruar një pyetje.

“Rreth 18 persona punojnë në Institutin e Shëndetit Publik në Vranjë, por asnjëri nuk është shqiptar. Në Medvegjë nuk ka asnjë punëtor shqiptar nga 68 punëtorët në qendrën e shëndetit. Për minoritetin shqiptar në Serbi kjo është normalitet që më shumë se një dekadë. Ende në kërkim për komunitetin më të shtypur në Evropë?”