Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Bislimi: Kryefjala sot në Parlamentin Evropian ishte Ibrahim Rugova

 
   

Profesori universitar, Faton Bislimi ka folur rreth nderimeve që iu kanë bërë presidentin të ndjerë te Kosovës, Ibrahim Rugova në Parlamentin Evropian.

Ai bëri të ditur se kryefjala e të gjitha fjalimeve nga eurodeputetët ishte vetëm Ibrahim Rugova.

“Ajo që mund të them se në të gjitha fjalimet e të gjithë miqve të presidentit që i kishim sonte në Parlament, kryefjala ka qenë Ibrahim Rugova dhe gjithçka është ndërlidhur me jetën dhe veprimtarinë, normalisht duke i cituar punët e tij, duke cituar vizionin e tij largpamës për shtetin e lirë dhe demokratik të Kosovës dhe duke insistuar që ky vizion i tij shtet-formues të vazhdohet edhe më tutje”, tha Bislimi në Edicionin Special.

“Eurodeputetët e ndruan duke folur në mënyrë superlative për presidentin e Kosovës. Kjo ka qenë një ide nisur nga komuniteti ynë këtu në Strasburg në krye me Fatmir Kastratin, një grup vullnetarë i njerëzve të vullnetit të mirë që kanë dashur që figurën e Rugovës ta lartësojnë edhe njëherë ashtu siç e meriton në kupolën e demokracisë evropiane në Parlamentin Evropian”.