Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Bislimi: Mosnjohja e plotë nga 27 vendet anëtare e dobëson pozicionin e BE-së në Kosovë e rajon

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi tha se rekomandimet e sugjerimet nga Raporti i Progresit të këtij viti do t’i marrin seriozisht dhe do t’i përfshijnë në programin e tyre.

Por, Bislimi tha se derisa Kosova ka dëshmuar që është aleate e BE-së, mosnjohja e plotë nga 27 vendet anëtare “vazhdon ta dobësojë pozicionin e BE-së jo vetëm në Kosovë”.

“Raporti jep edhe sugjerime e rekomandime për hapat e ardhshëm që institucionet e Kosovës duhet t’i ndjekin gjatë rrugëtimit drejt BE-së e të cilat ne do t’i marrim seriozisht dhe do të përkujdesemi që ato të përfshihen në programin kombëtar për integrim europian, si dhe ne planin e veprimit. Kosova ka dëshmuar që është aleate e BE-së edhe BE-ja duhet të dëshmojë se Kosovën e do dhe e sheh brenda Bashkimit Europian. Mosnjohja e plotë nga 27 vendet e Bashkimit Europian vazhdon ta dobësojë pozicionin e BE-së jo vetëm në Kosovë, por edhe në rajon”.

Bislimi tha se Kosova beson në të ardhmen e vet europiane dhe se ka bërë hapin e saj me dorëzimin e aplikimit për anëtarësim në BE.

“Vazhdimi i procesit të anëtarësimit varet nga vullneti politik derisa marrja e statusit kandidat nuk nënkupton njohje nga shtetet anëtare. Procesi i anëtarësimit duhet të jetë në plotëni i bazuar në meritokraci, por nuk mund të flasim për meritokraci derisa Kosova nuk është formalisht duke u vlerësuar se a i plotëson kriteret e Kopenhagës”.