Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

​Bislimi në Paris takon emisarin francez për Ballkanin

Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Besnik Bislimi, gjatë qëndrimit në Paris është takuar me emisarin e Qeverisë franceze për Ballkanin, Rene Troccaz.

Bislimi në një postim në rrjetin social X ka shkruar se me emisarin francez kanë diskutuar për një sërë temash.

“Kontributi dhe angazhimi i Francës në rajon vlerësohet shumë.

Mezi presim të forcojmë më tej lidhjet dhe marrëdhëniet tona”, ka shkruar ai.