Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Bislimi takohet me Kamberin: Këtë vit ndamë 3 milionë për Luginën

 
   

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka pritur në takim në zyrën e tij Shaip Kamberin, deputet në Parlamentin e Serbisë, me të cilin ka folur për pozitën e shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

Bislimi në këtë takim ka thënë se bashkëpunimi i vazhdueshëm është i rëndësishëm për adresimin e shtypjes e diskriminimit sistematik me të cilin ballafaqohen bashkatdhetarët në Luginë.

Positmi i plotë:

Me deputetin e vetëm shqiptar në parlamentin serb, Shaip Kamberi, diskutuam mbi zhvillimet aktuale me theks të veçantë në pozitën e shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

Bashkëpunimi i vazhdueshëm është i rëndësishëm për adresimin e shtypjes e diskriminimit sistematik me të cilin ballafaqohen bashkatdhetarët tanë.

Përkushtimi dhe angazhimi i qeverisë vijon të jetë produktiv edhe gjatë këtij viti ku kemi ndarë 3 milionë euro për Luginën, mbështetje financiare kjo më e madhe për 50%, një milion më shumë sesa viti 2023, me qëllim mbështetjen e pakusht në ruajtjen dhe promovimin e identitetit kombëtar, traditave, kulturës e gjuhës.