Zëvendëskryeministri i Parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, pret në takim ditën e nesërme, Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Në këtë takim do të diskutohet për ecjen përpara me zbatimin e Marrëveshjes Bazike.
Kështu është bërë e ditur nga agjenda e zv/kryeministrit Bislimi.
Ky njoftim vjen nga zyra për komunikim e Qeverisë së Kosovës.