Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Bizneset e Kosovës pësojnë rënie në eksport, 100 milionë euro më pak se vitin 2022

 
   

Sipas të dhënave doganore, Kosova në vitin 2023 ka realizuar import në vlerë prej 5.6 miliardë euro, ndërkohë që eksporti ka arritur vetëm 820 milionë euro. Por, krahasuar me vitin 2022 është shënuar rënie prej 100 milionë euro pasi që një vit më herët, kishte thyer rekord duke eksportuar mallëra me vlerë 920 milionë euro.

Derisa, ministri i financave Hekuran Murati thotë se qeveria është duke e ngushtuar bilancin e shëkmbimit të mallrave, kryetari i Aleancës së Bizneseve Agim Shahini, thotë se qeveria nuk e ka prioritet zhvillimin ekonomik.

“Kosova është shteti i vetëm që nuk e subvencionon eksportin dhe deficiti tregtar është diku rreth 88%, pra qeveria e vendit e favorizon importion, pra qeveria nuk e ka prioritet zhvillimin e vendit, promovimin e prodhimeve”, tha Shahini.

Gjatë vitit 2023, Kosova shënoi një rritje ekonomike prej 3.5 përqind, të cilën njohës të fushës së ekonomisë e konsiderojnë të natyrshme dhe jo si rezultat të zhvillimit ekonomik.