Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Biznesmeni nga Kosova tregon historinë e njohjes me Diola Dostin

Romanca e re e Diola Dostit dhe bizesmenit Erolld Belegu ka qenë një lajm mjaft i komentuar në rrjetet sociale.

I ftuar në Prive Belegu ka treguar se si është njohur me Diolën dhe si filloi marrëdhënia e tyre.

Ai ka treguar se njohja e tyre filloi shumë rastësisht dhe se dyshja ishin takuar për herë të parë në një koncert të Vesa Lumës.

“Vesa më së pari na ftoi, ishim ulur afër njëri-tjetrit, pak me insistimin tim, dhe ashtu u njoftuam aty dhe prej aty, shumë shpejt u zhvilluan gjërat”, tha ai.

Ndërsa pyetjes për dasmën, Belegu u përgjigj: “Herët është për këtë, ne e kemi më së shumti me rëndësi lidhja të na shkojë mirë. Tregova që jam organizator i mirë, kështu që kur të vimë aty, lehtë është ajo pjesë”.