Bjeshkët e Prevallës janë përfshirë nga një zjarr i madh që ende nuk është shuar.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyçi tha se Policia po i vihen në ndihmë zjarrfikësve dhe shërbimeve emergjente në përpjekjen për shuarjen e zjarreve.
Ai tha se kësaj përpjekjeje i janë bashkëngjitur edhe disa vullneratë.
“Lidhur me zjarrin në bjeshkët e Prevallës që në orët e mëngjesit, sot me datë 11.08.2024, komandanti i Stacionit Policor të Prizrenit ka pas takim me drejtoreshën e Emergjencave të Komunës së Prizrenit dhe zyrtarë të tjerë dhe së bashku janë koordinuar për veprimet për shuarjen e zjarrit.
Policia është vënë në ndihmë të zjarrfikësve dhe shërbimeve emergjente. Bashkë me zjarrfikësit në ndihmë për shuarjen e zjarrit në Prevallë kanë shkuar edhe disa vullnetarë”, ka thënë Bytyçi.
✕