Drejtori i Fondi për të Drejtën Humanitare, Bekim Blakaj në “Lajmet e fundit”ka folur për heqjen e gurit përkujtimor të nënës Pashkë Markaj, e cila kishte flijuar veten duke u vetëdjegur në shenjë revolte për vrasjen e djemve të saj nga forcat ushtarake e paramilitare serbe gjatë në luftës në Kosovë, kufomat e të cilëve janë gjetur në Batajnicë të Serbisë.
Blakaj, këtë akt e vlerësoi si një veprim i dhimbshëm.
“Kuptojmë që vendi ku është vënë guri përkujtimor është privat, por që ky gur është një memorie që simbolizon vendin e flijimit të një n nëne për vrasjen e djemve të saj”, tha Blakaj, derisa sqaroi se memoriali është vendosur një vit pasi nënë Pashkë Markaj kishte flijuar veten.
“Ne kemi reaguar se ka një numër të memorialeve që janë ngritur në mënyra private, në prona private që nevojitet një përkujdesje shtetërore ndaj tyre. Ne kemi kërkuar që autoritetet e Kosovë ta krijojnë nj komision profesional vlerësues që do ta vlerëson secilin memorial”, deklaroi Blakaj në “Lajmet e fundit në RTK.