Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Blerja e e dronëve ‘Javelin’, kongresmeni amerikan: Kjo e rrit edhe më shumë ndaljen e rrezikut nga një sulm i Serbisë

 
   

Kongresmeni amerikan, Ritchie Torres, ka folur për kërkesën e Kosovës për të blerë armatim nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Torres ka thënë se përkrah një kërkesë të tillë, teksa ka shtuar se shitja e Javelin në Kosovë do të rris edhe më shumë ndaljen e rrezikut nga një sulm i Serbisë, duke e bërë kufirin kështu më të sigurt.

Ai është shprehur se kjo është në interesin e SHBA-së dhe të Kosovës.

“Unë mbështes kërkesën e Kosovës për raketa Javelin, të cilat janë me rreze të shkurtër, të lëvizshme nga njeriu dhe të dizajnuara për t’u mbrojtur nga sulmet e blinduara. Qëllimi i tyre i vetëm është kundër armatimit, jo kundër personelit. Shitja e Javelin në Kosovë do të rrisë më tej frenimin ndaj rrezikut të një sulmi serb, duke stabilizuar kështu kufirin. Kjo është në interesin e Amerikës dhe të Kosovës”, ka thënë Torres për express.

Kujtojmë që Kosova pritet që të ketë në pronësi sistemin kundërtank, Javelin.

Departamenti amerikan i Shtetit ka konfirmuar se Kosova ka bërë kërkesë që të blejë raketa Javelin në vlerë prej 75 milionë dollarësh.

Bëhet fjalë për 246 raketa kundërtanke të këtij lloji, që prodhohen nga SHBA-ja, sipas një njoftimi të Agjencisë amerikane për bashkëpunim në siguri.

Javelin po përdoret gjerësisht në luftën e Ukrainës kundër pushtimit rus.

Kosova edhe në të kaluarën ka blerë ose ka pranuar në formë donacioni armë nga Shtetet e Bashkuara.