Dikur një simbol për diktatorin Enver Hoxha, sot Piramida ka shërbyer për të treguar marrëdhëniet dhe bashkëpunimin e fortë mes Shqipërisë dhe Amerikës, i shpallur “armik i popullit” gjatë regjimit komunist. Sekretari Blinken zhvilloi një takim me të rinjtë shqiptarë që kanë përfituar nga programet edukative të SHBA-së.
Sekretari amerikan i Shteti Antony Blinken gjatë një aktivitet me të rinjtë dhe të diplomuarve me temë “Festojmë të ardhmen e marrëdhënieve SHBA-Shqipëri”, ka vlerësuar mikpritjen e Shqipërisë, ndërsa ka vlerësuar edhe kryeministrin Edi Rama.
“Mirëdita të gjithëve ju falënderoj për një mirëpritje të mrekullueshme në vendin e Shqiponjave e ndjej ambientin e ngrohtë që më shoqëron në Tiranë nuk mund t’ju shpjegoj se sa mirënjohës jam. Jam i lumtur që të jem sot me ju të festojmë arritjet e këtyre programeve është një moment i rëndësishëm, falënderoj Devid Wisner që po drejton aktivitete e ambasadës së SHBA-së dhe sidomos Edin, z kryeministër jam shumë i lumtur, ju si kryetra bashkie e keni energjizuar dhe i keni dhënë drita të bukura:, ka deklaruar Blinken.
Blinken ka vlerësuar edhe rininë shqiptare, të cilët i konsideroi si persona që do krijojnë një të ardhme më të sigurt në botë.
“Nëse shkëmbejmë eksperiencën tonë aq më shumë do të përparojmë dhe bota do të jetë më e sigurt. SHBA dhe Shqipëria kanë lidhur marrëdhëniet 100 vite më parë, për gjysmën e periudhës këto marrëdhënie nuk ekzistonin, por sot në shekullin e ri ne vendet tona do ta bëjmë botën më të sigurt dhe do jeni ju të rinjtë që do e bëni këtë”, ka theksuar ai.
Blinken ka vlerësuar ndihmën që dha Shqipëria për të pritur qytetarët afganë, për t’i shpëtuar regjimit të talebanëve.
Në takimin me rinjtë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka deklaruar se dikur nga ky vend mësohej se si të urrenim Amerikën dhe sot, ne ju japim “çelësat” e shtëpisë ku ju jeni miku dhe i besuari ynë.
Rama ka theksuar se Shqipëria është shtëpia e mikut ku ai të ndihet i sigurt.
“Diktatori për të cilën u ngrit kjo piramidë sot po rrotullohet në varr. Ai na rriti me idenë për t’iu urryer, por sot ne ju mirëpresim të forcojmë dhe më shumë marrëdhënien tonë. Dikur një tempull i epokës së errët, sot po zgjeron horizontet e rinisë tonë. Ju uroj mirëseardhjen dhe shtëpia e shqiptarit i përket Zotit dhe mikut. Çelësat e shtëpisë tonë janë të sigurt ne duart tuaja, dhe ju jeni të sigurt në mesin tonë, mirësevini miku ynë. Ne nuk jemi një vend i madh dhe i pasur, por ne jemi në vend të parë sa i përket dedikimit tonë dhe nuk jemi aq të mërzitshëm sa vendet e tjera”, ka theksuar Rama./rtk