Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken, ka thënë se po punojnë për të ofruar ndihmë për qytetarët nga Gaza.
Ai ka thënë se Hamasit nuk i internon nëse palestinezët vuajnë. Në një deklarim në platformën X, Blinken ripërsëriti qëndrimin e ShBA-së në përkrahje të Izraelit, “ndërsa ai mbron veten”.
“Shtetet e Bashkuara po punojnë gjithashtu në mënyrë aktive për të siguruar që njerëzit e Gazës të mund të dalin nga rruga e keqe dhe ndihma që ata kanë nevojë – ushqim, ujë, ilaçe – mund të hyjë. Hamasit nuk i intereson nëse palestinezët vuajnë”, ka shkruar Blinken./teve1.info/