Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Blinken reagon pas tensioneve mes Wagner dhe Putinit

Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka thënë sot se ka biseduar me ministrat e jashtëm të shteteve të G7 dhe me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së, Josep Borell, pas zhvillimeve të fundit në Rusi.

Blinken nw twitter ka thënë se SHBA do të qëndrojë në koordinim të ngusht me aleatët dhe partnerët derisa situata po vazhdon të zhvillohet.

“Fola sot me Ministrat e Jashtëm të G7 dhe Përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë për të diskutuar situatën e vazhdueshme në Rusi. Shtetet e Bashkuara do të qëndrojnë në koordinim të ngushtë me aleatët dhe partnerët ndërsa situata vazhdon të zhvillohet”, ka shkruar ai.

Presidenti rus, Vladimir Putin ka paralajmëruar hakmarrje të ashpër kundër të gjithë atyre që nisën rebelimin ushtarak.

Nga ana tjetër, grupi Wagner njoftoi se Rusia së shpejti do të ketë një president të ri.