Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Blinken ukrainasve: Vazhdoni të luftoni për pavarësinë tuaj, mbështetja jonë nuk do të lëkundet

Sekretari amerikan, Antony Blinken ka uruar Ukrainën për 32-vjetorin e Pavarësisë.

Ai ka thënë se SHBA përgëzon qëndrueshmërinë, vendosmërinë dhe besnikërinë ndaj vendit tuaj.

“Ndërsa Ukraina feston 32 vjetorin si shtet i pavarur, ne përgëzojmë qëndrueshmërinë, vendosmërinë dhe besnikërinë tuaj ndaj vendit tuaj të bukur. Ndërsa vazhdoni të luftoni për pavarësinë tuaj, mbështetja jonë nuk do të lëkundet”, ka shkruar ai.

Ukraina sot shënon 32-vjetorin e pavarësisë nga ish-Bashkimi Sovjetik.

Po këtë ditë bëhen mbi 1 vite prej kur Rusia ka nisur sulmin e paprovokuar ndaj Ukrainës.

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona, janë zhvendosur miliona të tjerë dhe dëmet materiale sa shkojnë e rriten.