Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Bllokohet në shkallët lëvizëse, 57-vjeçarja pëson incidentin fatal (Foto)

Një 57-vjeçare tajlandeze do të merrte avionin për në Nakhon, pak para se këmba e saj e majtë të tërhiqej zvarrë dhe të ngecte plotësisht në shkallët lëvizëse të aeroportit, Don Mueang në Bangkok.

Kalimtarët e tmerruar që panë momentin kur shkallët lëvizëse morën me vete këmbën e gruas u përpoqën ta fiknin makinerinë, ndërkohë që muskujt, tendinat dhe kockat e gjymtyrëve të saj ishin futur plotësisht brenda shkallëve.Ekipit mjekësor që arriti në vendngjarje iu desh t’i presë këmbën 57-vjeçares deri sipër gjurit për ta nxjerrë atë nga shkallët lëvizëse.

Ajo u dërgua fillimisht në Karun, ku iu tha se nuk mund t’ja lidhnin përsëri këmbën, por gruaja kërkoi të transferohej në një spital tjetër për të provuar ngjitjen e këmbës.

Autoritetet e aeroportit kanë urdhëruar një hetim për të përcaktuar shkakun e aksidentit dhe për të kryer një verifikim për sigurinë e shkallëve lëvizëse.

Aeroporti Ndërkombëtar Don Mueang (DMK) që shërben Bangkok u hap në 1914, por u zëvendësua nga Aeroporti i ri Ndërkombëtar Suvarnabhumi (BKK) në periferi të qytetit në 2006.

Shkallët lëvizëse janë prodhuar nga kompania japoneze Hitachi dhe është instaluar në vitin 1996, tha drejtori i aeroportit, duke shtuar se ekziston një plan për të kërkuar një buxhet për të ndryshuar në një model më të ri në vitin 2025.

Në vitin 2019, këpuca e një pasagjeri u dëmtua pasi u kap në vendkalimin lëvizës të aeroportit në Terminalin 1. Aeroporti lëshoi ??një deklaratë më pas duke thënë se vendkalimi me defekt u riparua dhe u rihap për rreth një orë.