Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lifestyle

Blogerja bjelloruse që dashuron Shqipërinë: Erdha para 4 vitesh, tani është shtëpia ime

Daria Daineka, blogerja bjelloruse që dashuron Shqipërinë, ka rrëfyer në “Vizioni i Pasdites” me moderatoren Brikena Prifti  se si lindi dashuria e saj për vendin tonë. Ajo ka 4 vite që jeton këtu dhe shkak është bërë një lidhje dashurie me një djalë shqiptar.

Blogerja e pëlqen aq shumë Shqipërinë sa tani e konsideron si shtëpinë e saj.

Daineka: Unë vija në Shqipëri vetëm për pushime, më pas u njoha me të dashurin shqiptar dhe tani kam 4 vite që jetoj këtu.

Si u njohet?

Daineka: Isha me tre shoqe dhe shkonim çdo ditë në një lokal në Sarandë. Këtë djalin e pashë aty, ishte për pushime. Ai është nga Tirana. Më pa atje dhe provoi të fliste me mua dhe pastaj vendosëm të njiheshim më shumë. Më pëlqen shumë që ai është shumë serioz me mua. Unë jam rritur shumë me të. Ai nuk më mësoi shqip fare, ne flasim anglisht. Kur flasim shqip, ai tallet me mua. Unë mësova shqip me mamin e të dashurit dhe më shumë vetëm. Dua të mësoj shqip, sepse rri në tavolina me shoqe dhe nuk di si të bëj biseda.

Shqipëria për mua është shumë e bukur, më pëlqen shumë natyra, deti, mali. Të shikoj këtë bukuri për mua është shumë mirë. Jam shumë e lumtur që kam mundësi të shkoj në Vlorë, në plazh. Më pëlqen shumë edhe ushqimi. Në fillim ishte e vështrë sepse ka shumë vaj, sheqer, kripë dhe unë haja vetëm sallatë. Por tani më pëlqen shumë gjithë ushqimi shqiptar. Vjehrrës i thërras mami dhe vjehrrit babi. Unë jam si vajzë për atë. Më thotë “o vazjë”. Unë kam tani dy mami dhe dy babi. Më duan shumë sepse jam vetëm një vajzë. Në Bjellorusi jam si mik, unë shtëpinë e kam në Shqipëri./vizionplus.tv