Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Bodrumi i Klinikës së Pulmologjisë vërshohet nga uji, SHSKUK: Fatmirësisht nuk ka pasur aparatura mjekësore

 
   

Si pasojë e reshjeve të sontme, edhe bodrumi i Klinikës së Pulmologjisë është vërshuar nga uji.

Lajmin e ka konfirmuar SHSKUK, e cila ka njoftuar se “fatmirësisht nuk ka pasur aparatura mjekësore”.

“Ekipet e QKUK-së, bashkë me ato të klinikave tjera janë në vendngjarje dhe deri më tani nuk është konstatuar nëse ka pasur dëme”, thuhet në njoftim.

Reagimi i plotë i SHSKUK:

Reshjet e dendura të shiut që kanë rënë ditën e sotme në Prishtinë, kanë përfshirë edhe Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës, ku si pasojë e intensitetit të lartë të tyre, rrjeti i përpunimit të kanalizimit nuk ka arritur të përballojë sasinë e ujit.

Ekipet teknike të QKUK-së, janë në gjendje gatishmërie, deri më tani uji ka depërtuar në bodrumin e Klinikë së Pulmologjisë, ku fatmirësisht nuk ka pasur aparatura mjekësore.

Ekipet e QKUK-së, bashkë me ato të klinikave tjera janë në vendngjarje dhe deri më tani nuk është konstatuar nëse ka pasur dëme.

QKUK, ditëve në vijim do të ju mbajë të informuar saktësisht, lidhur me pasojat eventuale të shkaktuara nga reshjet e dendura të shiut.