Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“Boll më! Të dy familjet po gënjejnë”, Naim Miftari i revoltuar: Kjo është rivrasje për Liridonën, ja e vërteta!

Naim Murseli, i cili dyshohet se porositi vrasjen e bashkëshortes së tij, Liridona Ademajt, ka dëshmuar dje para Prokurorisë Themelore në Prishtinë.

Pas dëshmisë, avokatja e tij, Teuta Zhinipotoku, ka thënë se Murseli e ka mohuar versionin që e ka dhënë gjatë intervistimit në Polici.

Sipas saj, Murseli ka mohuar edhe raportimet në media për raporte të tensionuara me bashkëshorten dhe aludimet për tradhëti.

“Dëshmia e të pandehurit Naim Murseli ka mbaruar. Me sot është kry deklarimi i tij pranë Prokurorisë Themelore në Prishtinë , i cili në tërsi e ka mohuar verzionin e dhënë gjatë intervistimit në Polici. Deklarata e tij ka qenë e dhënë ne detaje në spjegimin e ngjarjes që ka mohuar implikimin e tij në këtë rast. Informatat te cilat janë publikuar lidhje me raportet e tendosura në mes të bashkeshortëve lidhur me besnikerinë e tyre i pandehuri në tërsi i ka mohuar. Prokuroria vazhdon me grumbullimin e provave të mëtutjeshme”, ka thënë Zhinipotoku, raporton Bota Sot.

Për vrasjen e Liridonës tashmë nga analistë, gazetarë e opinionistë të ndryshëm janë publikuar shumë pista.

E kjo ka bë që Naim Miftari të shpërthej ndaj tyre.

Ish-eprori i lartë i UÇK-së dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari thotë se tashmë ka dal i saktë mendimi i tij.

Ai shton se vrasja e Liridonës ka ndodhur për arsye të tradhtisë, xhelozisë dhe intereset familjare.

Tutje Miftari shprehet se të dya familjet po gënjejnë.

“Të dya familjet po gënjejnë, janë të implikuar deri në fyt me mëkate dhe interesa të tyre…”, shprehet ai.

Tutje Miftari thotë se deklaratat në media të ndryshme, emisione televizive dhe ato online po bëhen për klikime.

“Kjo është rivrasje…”, shton ai.

“Përveç planifikuesit dhe vrasësve me pagesë, Liridonën e ndjerë e kanë vra dhe po e vrasin edhe sot. Këtë po e bën edhe familja e burrit dhe vet familja e saj. Mirëpo, vrasjen më të rëndë po a bëjnë pseudo gazetarët, bandat e organizuara kriminale të klikimeve, analistët e kasapët e së vërtetës, të cilët po paraqitën si super ekspert që i dinë të gjitha sekretet edhe botërore dhe jo vetëm të kësaj vrasje mizore”, thotë ai.

Më tej, Miftari potencon se këta analistë e ekspertë po paraqiten se i dinë edhe skenat më të errëta që as CIA dhe FBI nuk i dinë.

“Boll më! Mos tentoni të përftoni me jetën dhe vrasjen e fatkeqësisë të Liridonës me manipulime dhe gënjeshtra, me llafe të kafeve vetëm për disa klikime më shumë”, përfundon Naim Miftari.

Ndryshe, Gjykata Themelore në Prishtinë në dhjetor të vitit 2023, ua ka vazhduar edhe për dy muaj paraburgimin Naim Murselit, Granit Plavës dhe Kushtrim Kokallës, të cilët dyshohen për vrasjen e 30-vjeçares, L.A.

30-vjeçarja me shtetësi suedeze u vra mbrëmjen e 29 nëntorit, në fshatin Bërrnicë të Komunës së Prishtinës. Për vrasjen e saj janë arrestuar tre persona, e cila sipas dosjeve të hetuesisë dhe prokurorisë, dyshohet se ishte inskenuar. Vrasja e saj dyshohet se u porosit nga bashkëshorti i saj, Naim Murseli, me të cilin Liridona kishte dy fëmijë.

Vrasjen dyshohet se e ka kryer Granit Plava, pasi Murseli ia kishte premtuar 30 mijë euro. I dyshuar është edhe nipi i Murselit, Kushtrim Kokalla, që ishte pjesëtar i FSK’së. Sipas raportimeve, ai ia kishte gjetur dorasin Murselit.

Të tre këta janë arrestuar ditën kur u varros Liridona, saktësisht disa orë pas ceremonisë së varrimit.

Sipas njoftimit të Gjykatës Themelore të Prishtinës, Murseli dyshohet se veprën penale “Vrasje e rëndë në bashkëkryerje”, Plava për veprën penale “Vrasje e rëndë” dhe vepën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, derisa Kokalla për shkak të veprës penale “Marrëveshja për të kryer veprën penale Vrasje e rëndë.”.

Ndërkohë, më 9 dhjetor është arrestuar edhe një person tjetër për këtë rast. I dyshuari i katërt është T.D., nga Novosella e Gjakovës. Ai dyshohet se ia kishte shitur armën dorasit.

Motivi i vrasjes ende nuk dihet.

Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka deklaruar para disa javësh se po hetohen disa pista, por ende nuk mund të bëhen publike derisa të ketë një përfundim të qartë mbi motivin e vrasjes.

“Procesi hetimor vazhdon në disa faza. Policia në këtë rast është treguar shumë efikase dhe profesionale. Në afat rekord ka sqaruar vrasjen dhe ka arritur të arrestojë personat e përfshirë në këtë rast. Mbetet të zbulohet për motivin e kësaj vrasjeje. Jemi duke hetuar disa pista, por s’mund të bëj publike asgjë, derisa të kemi të kemi të qartë motivin”, ka thënë Hoxha.

“Momenti i vrasjes s’është i fokusuar. Ka qenë një zonë që s’është kapur nga kamerat”, ka thënë tutje ai.