Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Borë, shi e bubullima, parashikimi i motit për fundjavë dhe ditët e para të javës së ardhshme

Dita e shtunë pritet të filloj me mëngjes më të ftohtë, ku temperaturat zbresin edhe deri në 0C. Paradite do të ketë edhe intervale me diell, e gjatë ditës vransirat vijnë duke u shtuar.

Kushte për reshje të dobëta shiu paraqiten nga perëndimi i vendit, por më vonë riga shiu mund të shfaqen edhe në pjesë tjera, sipas “Mendimi për motin”.

Zonave malore priten edhe reshje dëbore, kryesisht nga jugu e perëndimi i vendit. Temperaturat maksimale arrinë deri në 12C e 13C.

“Ditën e diel parashihet mot më i butë me më shumë intervale me diell. Temperaturat shënojnë rritje deri në 16C e 17C. Nga dita e hënë mot jostabil, me më shumë të reshura shiu që priten ditën e hënë. Të martën e mërkurën priten reshje lokale shiu, që edhe mund të shoqërohen me bubullimë. Temperaturat zbresin në 12C e 11C. Indeksi i cilësisë së ajrit do të qëndrojë më gjatë në vlera të pranueshme dhe të mira. Vetëm orëve të mbrëmjes aty këtu mund të ketë rritje të koncentrimeve të ndotësve ajror, që edhe çojnë indeksin në vlera të dobëta apo edhe shumë të dobëta”, thuhet në njoftim.