Shefi i diplomacisë evropiane Borell e ka quajtur vendim historik liberalizimin e vizave për qytetarëve Kosovës, të cilët që nga sot kanë mundësi udhëtimi pa viza në hapësirën e zonës Shengen, duke e vlerësuar vendimin si të dobishëm edhe për Kosovën edhe për BE.
Ai në rrjetin social X ka publikuar postimin se “Sot hyri në fuqi vendimi historik i BE-së, qytetarët e Kosovës mund të udhëtojnë në BE pa viza, gjë që i sjell dobi me rëndësi për BE dhe për Kosovën”, shkroi ai.
Borell nënvizoi se tash i gjithë Ballkani perëndimor “ përmes liberalizimit të vizave u ndërlidh me hapësirën e Shengenit”, shkruan “Nova” transmeton “Bota Sot”.
Qytetarët e Kosovës me liberalizimin e vizave nga sot, mund të qëndrojnë zonën Shengen 90 ditë brenda 6 muajve pa viza.
Në fund të 2023, BE publikoi në faqen e saj publikoi se qytetarët e Kosovës mund të hyjnë shumë herë në tonën Shengen, por koha e qëndrimit është në kohëzgjatje prej 90 ditëve.
Po ashtu, edhe qytetarët e BE-së tash e tutje mund të hyjnë dhe qëndrojnë në Kosovë pa viza.
“Kosova me përkushtim ka plotësuar të gjitha kriteret dhe në mënyrë të vazhdueshme ka dëshmuar përkushtimin e saj. Me këtë arritje, të gjithë partnerët evropian do kenë qasje pa viza në BE” ka shkruar faqja e BE-së.