Të gjithë shkencëtarët pajtohen se boronica e kuqe parandalon sëmundjet e zemrës, ulçerën, infeksionet urinare dhe kancerin, duke mos lënë pa përmendur avantazhet e panumërta nga vitaminat, mineralet, antioksidantët dhe fitoushqyesit që përmban.
Ndaj sa herë që të keni boronica të kuqe pranë jush, kini parasysh që po i jepni shëndetit tuaj një shtysë të fuqishme.
Lëngu i boronicës së kuqe është i famshëm për rolin që luan kundër infeksioneve të traktit urinar, sepse parandalon bakteret që zënë vend në fshikëzën e urinës dhe uretresë.
Antioksidantët dhe fito-ushqyesit që gjenden tek boronica e kuqe kanë një ndikim të jashtëzakonshëm në shëndetin e njeriut. Ky frut përmban substanca që parandalojnë sëmundjet kardiovaskulare dhe formimin e kolesterolit të keq në zemër dhe enët e gjakut, transmeton Ekonomia Online.
Studimet kanë treguar që boronica e kuqe është një frut që ofron mbrojtje nga kanceri, veçanërisht ai i gjirit sepse përmban antioksidantë të fuqishëm.
Fibra që gjendet tek boronica e kuqe është një tjetër vlerë e shtuar, sepse tek çdo racion me këto kokrra të shijshme ne gjejmë 20 % të dozës së rekomanduar ditore të fibrës, raporton EO.
Një racion me boronica të kuqe jep edhe 24% të dozës ditore të vitaminës C dhe vitaminës E. Kur janë të freskëta, boronicat e kuqe përmbajnë sasinë më të lartë të antioksidantëve. Në variantin e thatë, ato kanë më pak antioksidantë, dhe në variantin lëng, kanë shumë pak antioksidantë.
Kur të blini lëng boronice të kuqe sigurohuni që është lëng i plotë natyral dhe jo lëng me sheqer të shtuar. Mënyra më e mirë për të nxjerrë lëngun nga këto fruta është t’i shtrydhni vetë që të keni në kontroll vlerën e tyre.
Duke qenë se boronica e kuqe dhe lëngu i saj përmban acid okalik, ato zgjerojnë aftësinë e disa medikamenteve për të parandaluar mpiksjen e gjakut.
Rrjedhimisht njerëzit që vuajnë nga gurët në traktin urinar duhet të kufizojnë konsumimin e ushqimeve dhe pijeve të tilla. Boronicat e kuqe në variantin e tyre të thatë janë të famshme për shijen e tyre të veçantë që të ngacmon. Ato mund të kombinohen me një sallatë me spinaq të freskët dhe djathtë të bardhë, ose me fruta të tjera si portokall, mollë dhe ananas.
Duhet të dini se çdo kokërr e vogël boronice bën një punë të madhe në të gjithë organizmin.