Përfaqësuesi i Lartë për Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë në Bashkimin Evropian, Josep Borrell, në një postim në platformën “X” ka thënë se ka pasur një takim të mirë dhe konstruktiv me ministrin e jashtëm të Serbisë, Marko Gjuriq.
Ai ka shkruar se përafrimi me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë të BE-së dhe zbatimi i angazhimeve të dialogut, janë kyçe për integrimin e Serbisë në BE.
“E falënderova Serbinë për kontributin e saj të çmuar në misionet dhe operacionet tona CSDP”, ka shkruar mes tjerash Josep Borrell.
Tags: BEJosep BorrellMarko Gjuriq