Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, ka mirëpritur zotimin e Kosovës për ndërmarrjen e hapave të parë drejt shtensionimit të situatës në veri të vendit.
Ai tha se pret nga Kosova edhe ndërmarrjen e hapave të tjerë, derisa tha se do të vazhdojë puna në dialogun e lehtësuar nga Unioni.
“E mirëpres zotimin e Kosovës ndaj marrëveshjes që arritëm në hapat e parë për shtensionim. Presim që Kosova të ndërmarrë hapa të mëtejshëm pozitivë dhe të vazhdojë të përparojë në këtë drejtim. Ne do të vazhdojmë të punojmë me palët në dialogun e lehtësuar nga BE-ja me Miroslav Lajçak”, ka shkruar Borrell.
Qeveria e Kosovës dje njoftoi se zëvendëkryeministri Besnik Bislimi në takimin në Bratisllavë me emisarin Miroslav Lajçak janë dakorduar për këto katër pika:
• Qeveria e Kosovёs publikisht e tregon gatishmёrinё e saj pёr tё kontribuar nё deeskalimin e situatёs dhe mosndёrmarrjen e veprimeve qё mund tё eskalojnё situatёn nё veriun e vendit. Kjo pёrfshin njё zvogёlim tё menjёhershёm nё masёn e 25% tё prezencёs policore nё dhe rreth ndёrtesave komunale.
• Policia e Kosovës bashkё me EULEX-in dhe KFOR-in, sipas nevojës do të vlerёsojnё gjendjen e sigurisё, nё veçanti pёr tё shikuar mundёsinё pёr zvogёlim tё mёtejmë tё prezencёs policore nё dhe rreth ndёrtesave komunale.
• Qeveria e Kosovёs pёrmes njё deklarate publike mbёshtet mbajtjen e zgjedhjeve tё parakohshme nё 4 komunat nё veri tё vendit dhe atё pas stinёs sё verёs. Kosova shpreh pёrkushtimin pёr sigurimin e bazёs sё nevojshme ligjore pёr tё mundёsuar organizimin e kёtyre zgjedhjeve.
• BE do ftojё dy kryenegociatorёt nё Bruksel me synim finalizimin e planit tё sekuencimit pёr Marrёveshjen drejt Normalizimit, pas tё cilit do tё fillojё zbatimi i tё gjitha neneve tё marrёveshjes.
Qeveria tha se veprimet e sipёrpёrmendura do tё finalizohen brenda njё periudhe dyjavore