Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

​Borxhi i qeverisë gjermane rritet në nivelin më të lartë historik

Borxhi i qeverisë së Gjermanisë ka arritur një rekord prej 2.4 trilionë euro në tremujorin e parë të vitit 2023.

Sipas Entit Federal të Statistikave (Destatis), borxhi i qeverisë u rrit me 1,6 për qind deri në fund të muajit mars.

“Destatis” njoftoi se rritja e borxhit ishte kryesisht rezultat i “rritjes së nevojave për financim si rezultat i krizës aktuale energjetike të lidhur me luftën e agresionit të Rusisë kundër Ukrainës”.

Sipas raportit të Agjencisë federale rreth 200 miliardë euro janë rezervuar për të ashtuquajturin “frenim qeveritar të çmimit të gazit” dhe për mbështetje financiare për furnizuesit e energjisë.

Sipas raportit, rritja e borxhit është kryesisht për shkak të buxheteve shtesë të krijuara për këtë qëllim, të ashtuquajturat fonde speciale, si Fondi i Stabilizimit Ekonomik për Energjinë, i cili u formua në muajin nëntor.

Borxhi i lidhur vetëm me këtë fond special u rrit 73,3 për qind nga janari deri në mars, respektivisht nga rreth 22.2 miliardë euro në një total prej 52.4 miliardë euro, transmeton Alsat M.

Borxhi ndaj Fondit të Stabilizimit Ekonomik të epokës së pandemisë u rrit 1,2 për qind në 53 miliardë euro dhe për herë të parë buxheti shtesë i forcave të armatosura të Gjermanisë gjithashtu kishte detyrime prej 802 milionë eurosh./kp