Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“Bosi i Cosa Nostra u arrestua 78-vjeç”, gazetari Hoxha tjetër mesazh të “koduar” ndërsa familja Berisha ka “pushtuar” mediat

Gazetari Artan Hoxha, ka dhënë një tjetër mesazh të “koduar” ndërsa në media përgjatë dy ditëve të fundit kryelajm është arrestimi i dhëndrrit të ish-kryeministrit Sali Berisha, dhe masa detyrim paraqitjeje për këtë të fundit.

Të gjithëve ju kujtohet sherri që patën LIVE pak vite më parë sherri i Hoxhës me ish-kryeministrin, ku gazetari i kujtoi Berishës se do të vijë një ditë do të përgjigjet për të gjitha krimet, e do të shkojë në “Gjykatë me barrelë si ish-diktatori Pinocheti”.

Ndërsa në momentin që u dhë lajmi për masën ndaj Berishës, Hoxha postoi një foto të ish-deiktatorit Pinocheti që i drejtohej gjykatës me karrocë me rrota, këtë herë gazetari ka postuar dy foto të ndryshme, ku janë dy të moshuar, i pari nga Hasi, ndërsa i dyti është bosi i Cosa Nostra Don Bernardo Provenziano, i arrestuar në moshën 78-vjeçare.

Ky mesazh i Hoxhës mesa duket vjen pasi në media po qarkullojnë lajmet se pavarësisht akuzave të rënda ndaj ish-kryeministrit Berisha, nuk ëhstë ekzekutuar masa e arrestit për shkak të moshës.

Kujtojmë që ditën e shtunë u ekzekutua urdhër-arresti i GJKKKO pas kërkesës së SPAK për Jamarbër Malltezin, ndërsa u dha vendimi detyrim paraqitjeje për biznesmenin Fatmir Bektashi dhe ish-kryeministrin Sali Berisha, këtij të fundit ju bllokua edhe pasaporta.

Ish-kreu i qeverisë akuzohet për korrupsion pasiv, pasi sipas SPAK ka dyshime të arsyeshme se ai ka favorizuar dhëndrin e tij që të tjetërsojë pronën në ish-klubin Partizani, gjatë kohës që ka qenë kryeministër.

/AlbEu.com/