Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

BQK: Dërgesat e mërgatës deri në fund të muajit shkurt 2024 arritën në mbi 174 milionë euro

 
   

Rreth 88 milionë euro është vlera preliminare e dërgesave të mërgatës që janë sjell në Republikën e Kosovës për muajin shkurt 2024.

Kështu thuhet në statistikat e remitancave dhe institucioneve tjera financiare për këtë periudhë, të publikuara nga Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK), duke shtuar se vlera totale e tyre, sipas vlerësimeve preliminare, ka arritur në 174.3 milionë euro.

Sipas raportit, prurjet më të mëdha të remitancave ishin nga institucionet financiare jo-bankare, me pjesëmarrje prej 64.4 %, pasuar nga kanalet tjera me 19.7 % dhe bankat me 15.9 %.

Sa i përket aseteve të kompanive të sigurimit, BQK-ja tregon se deri në këtë muaj vlera e tyre ishte 312.7 milionë euro, duke shënuar rritje prej rreth 600 mijë euro krahasuar me janarin e 2024-ës.

Ndërsa, asetet e fondeve pensionale kanë arritur vlerën e 2.8 miliardë euro, e cila përfaqëson rritje për 46.5 milionë euro.

Në fund, BQK-ja tregon se asetet e ndërmjetësve tjerë financiarë në fund të muajit shkurt 2024 janë rritur për 15.1 milionë euro, duke arritur vlerën e 555.2 milionë eurove.

87.90 milionë euro, vlera preliminare e dërgesave nga mërgata për muajin shkurt 2024

174.30 milionë euro, vlera preliminare e remitancave

64.40%, dërgesat përmes IFJB-ve

312.70 milionë euro, asetet e kompanive të sigurimeve

2.80 miliardë euro, asetet e fondeve pensionale

555.20 milionë euro, asetet e ndërmjetësve të tjerë financiar

60.60%, kreditë e ekonomive familjare, sektori mikrofinanciar

41.40 milionë euro, kreditë e reja nga ndërmjetësit e tjerë financiarë