Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

BQK: Remitancat arritën vlerën në 1.22 miliardë euro

 
   

Diaspora e Kosovës vazhdon të jetë njëra ndër shtyllat kryesore për ekonominë e Kosovës. Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK), ka njoftuar se remitancat e pranuara në Kosovë arritën vlerën prej 1.22 miliardë euro, me rritje vjetore prej 6.0 përqind, që përfaqëson 13.7 përqind të BPV-së.

“Rritja e ngadalësuar e remitancave gjatë vitit 2022 mund t’i atribuohet deri në një masë, përkeqësimit potencial të pozicionit financiar të diasporës kosovare, si  pasojë e rritjes së kostos së jetesës me rritjen e nivelit të përgjithshëm të çmimeve, rritjes së normave të interesit e për pasojë shtrenjtimit të borxhit, dhe dobësimit të kërkesës së përgjithshme në eurozonë”, thuhet në “Raportin e Stabilitetit Financiar”, të BQK-së.

Sipas këtij raporti, duke qenë se shumica e remitancave vijnë nga vendet e eurozonës, e që janë mbi 60.2 përqind, pasiguritë rreth dinamikave makroekonomike në vitin ë rrisin pasiguritë për këto  të hyra  të rëndësishme për ekonominë e vendit (13.7  përqind e BPV-së), duke vështirësuar tutje pozicionin e ekonomive familjare në vend, me efekte potenciale  indirekte në dinamikat e rrezikut kreditor.

Po ashtu për vitin 2023, sipas BQK-së, rreziqet kryesore për stabilitetin financiar në nivel global vazhdojnë të mbesin tensionet e rritura gjeopolitike, ritmi i ngadalshëm i rënies së inflacionit (inflacioni bazë mbetet i lartë), dhe për pasojë, vazhdimi i shtrëngimit të  politikave  monetare  përmes rritjes së normave të interesit – dinamikë që rrezikon të mbaj eurozonën, vendet e rajonit dhe Kosovën në  një  ambient  me  aktivitet  të dobësuar ekonomik.

“Për vitin 2023, presionet inflacioniste si dhe pasiguritë rreth aktivitetit ekonomik pritet të kenë ndikim në rënien potenciale të kërkesës për kredi dhe shkallën  e  përgjithshme  të ndërmjetësimit financiar”, thuhet në raport.