
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, për herë të parë i është bashkuar sot në sheshin qëndror të Prishtinës, Paradës së Krenarisë, në përkrhaje të komunitetit LGBTQI+.
Ky vendim i Kurtit është pritur shumë mirë, edhe nga pjesëmarrësit në paradë.
Në momentin kur Kurti ka dalë nga ndërtesa e Qeverisë për t’iu bashkuar Paradës së Krenarisë janë dëgjuar brohorima gëzimi e dikush s’ka ngurruar që ta përgëzoj Kuritn për vendimin.
“Bravo kryeministër”, dëgjohet teksa i thotë dikush nga të pranishmit.