Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Brazili goditet nga një stuhi e fortë, humbin jetën 13 persona

Autoritetet e shtetit jugor të Brazilit, Rio Grande do Sul, kanë bërë të ditur se 13 persona kanë mbetur të vdekur pas një stuhie dimërore që ka përfshirë rajonin.

Në mesin e të vdekurve ishte edhe një foshnjë katërmuajshe. Ajo vdiq përpara se shpëtimtarët të arrinin në vendin e përmbytur.

Vdekje u regjistruan në shtatë qytete. Ministra të shumtë nga qeveria e presidentit Luiz Inácio Lula da Silva udhëtuan drejt shtetit për të treguar mbështetje dhe për të premtuar investime për Rio Grande do Sul dhe qytetet që përballen me situatë kritike.

Zjarrfikësit kanë kryer 2.400 misione shpëtimi në 35 qytete në Rio Grande do Sul të prekura nga përmbytjet si pasojë e reshjeve të mëdha të shiut. Disa rrugë të hënën ishin ende të bllokuara, e fluturimet për në qytetet kryesore të shtetit u anuluan. Po ashtu një pjesë e vendit mbeti pa furnizim me energji elektrike.