Kryeministri i Britanisë së Madhe Rishi Sunak ka lëshuar një deklaratë urgjente për media, lidhur me sulmin e Iranit ndaj Izraelit.
Sunak thotë se e dënon me ashpërsinë më të madhe “sulmin e pamatur të regjimit iranian kundër izraelit”.
Ai thotë se Britania e Madhe do të mbrojë sigurinë e Izraelit, dhe shton se po punon me aleatët për parandalimin e përshkallëzimit të mëtejshëm.
Deklarata e Sunak:
Unë dënoj me ashpërsinë më të madhe sulmin e pamatur të regjimit iranian kundër Izraelit.
Irani ka treguar edhe një herë se synon të mbjellë kaos në oborrin e shtëpisë së tij.
Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë të mbrojë sigurinë e Izraelit dhe atë të të gjithë partnerëve tanë rajonalë, përfshirë Jordaninë dhe Irakun.
Krahas aleatëve tanë, ne po punojmë urgjentisht për të stabilizuar situatën dhe për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm. Askush nuk dëshiron të shohë më shumë gjakderdhje.
Read my statement on the Iranian regime’s reckless attack against Israel. pic.twitter.com/xeuR3cd3kG
— Rishi Sunak (@RishiSunak) April 13, 2024