Kryeministrja e Serbisë Brnabiç ka vlerësuar se “kërkesa e Beogradit për mbledhje të KS të OKB-së vazhdimësi e betejës për popullin serb në Kosovë. Tash çdonjëri e ka të qartë edhe ata që mbështesin pavarësinë e Kosovës se qëllimi kryesor i Kurtit është spastrimi etnik nga serbët, dëbimi i familjeve serbe nga atje dhe atyre rome, që po përballen me presione si serbët” deklaroi ajo për TV Prva.
Por, sipas saj, bashkësia ndërkombëtare nuk qan kokën për këtë, ndonëse nuk dihet a do mund sigurohet shumica për mbledhjen e KS të OKB-së.
“Një gjë e di mirë, Vuçiç kurrë nuk bënë lehtë hapa dhe nuk merr vendime pa bazë” tha ajo, duke shtuar se duket se ai i ka parashikuar veprimet e Kurtit e për ata ka pritur të thërras mbledhjen tash.
“Duket se Vuçiç e ka ditur se Kurti po përgatit diçka të tmerrshme, nëse ju kujtohet vjet Vuçiç kur sqaroi rëndësinë e asociacionit pat përmend qarkullimin dhe pagesat, ai e ka parashikua situatën dhe e ka ditur se Kurti është i gatshëm për këto gjëra” ,tha Brnabiç.
“Unë e kam të qartë çfarë bënë Kurti në Kosovë, por pse nuk ka reagime nga bashkësia ndërkombëtare, atë nuk arrij të kuptoj, ajo që na shqetëson neve është fakti se ka opsione politike në Beograd që përpiqen që edhe spastrimin etnik ta shfrytëzojnë për të luftuar Vuçiçin dhe secilën herë e shfajësojnë Kurtin e sulmojnë Vuçiçin “, tha ajo.
Për këtë shkak është e detyruar të reagoj në “gënjeshtrat brutale!” që ata shprehin qofshin në medie apo analistë që theksojnë se suspendimi i dinarit është pjesë e marrëveshjes së Ohrit.
“Edhe në BE të gjithë deklaruan se kjo asnjëherë nuk ishte temë konsultimi e le të jetë pjesë e marrëveshjes”, tha Brnabiç.
Disa medie e akuzojnë Vuçiçin si mjet politik të luftës, ndërkohë e shfajësojnë Kurtin, kur atë nuk e bënë Britania, ShBA, BE e as Gjermania.
Në ditët e shkuar udhëheqja serbe ka pasur kontakte dhe ka shqyrtuar shumë opsione për të mundësuar pagesat për banorët serbe me dinarë.
“Vuçiç ka kërkuar nga ministrat, institucionet financiare dhe bankat që në konsultim me Bankën Qendrore të aktivizohen dhe gjejnë rrugë alternative dhe mekanizma që populli të merr paratë dhe të vazhdoj mbështetja për popullin në Kosovë. Momentalisht kjo funksionon, po mos të zbuloj shumë, ka mekanizma dhe luftë diplomatike për këtë çështje”, tha Brnabiç.