Deputetja e LDK-së, Valentina Bunjaku-Rexhepi ka ndarë një intervistë të 5 gushtit 2021, e cila kundërshtonte mosprezencën e mediave në mbledhjen ku do të thirrej në raportim Bordi i KOSTT-it.
Bunjaku përmes një postimi në Facebook ka shkruar se urdhëri për largimin e mediave është dhënë nga Dejona Mihali, ku sipas saj, një veprim i tillë reflekton një përpjekje për të influencuar proceset vendimmarrëse në mënyrë të paligjshme.
“Tani e kam të qartë pse, më 05.08.2021, mazhoranca kërkoi që Bordi i KOSTT-it të thirrej në raportim me dyer të mbyllura, duke e arsyetuar këtë me ngjarje të rëndësishme. Ky veprim ishte një urdhër i dhënë nga Dejona Mihali dhe reflekton një përpjekje për të influencuar proceset vendimmarrëse në mënyrë të paligjshme”, ka shkruar ajo.
Tutje deputetja tha se një situatë e tillë ngre shqetësime serioze për pavarësinë e institucioneve dhe transparencën e proceseve administrative.