Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Bujar Dugolli, e quan të panevojshme përçarjen VV – Osmani

 
   

Bujar Dugolli, profesor universitar, ka shprehur pajtueshmëri me deklaratën e presidentes Osmani për letrën e ministres Gërvalla, por që, siç tha ai, reagimi i saj me zemërim është i paarsyeshëm.

Letra e ministres Gërvalla, sipas Dugollit, nuk ka dhënë efekt negativ.

“Përmes kësaj letre, është treguar se Qeveria nuk e pranon draftin evropian dhe që efekti i saj është zero”, tha Dugolli teksa shtoi se janë të panevojshme këto përçarje mes krerëve të shtetit.

Kurse lidhur me idenë e të shkuarit në zgjedhje të parakohshme, Dugolli tha se me gjithë ofertën e Qeverisë për marrëveshje me partitë opozitare për çështje të legjislaturës, që kishin të bënin me miratimin e marrëveshjeve ndërkombëtare, ku edhe u hodh ideja e të shkuarit në zgjedhje të parakohshme, të cilën ide e pranoi PDK, derisa partitë tjera opozitare nuk e pranuan.

“Personalisht mendoj që duhet të ndërpritet e të shkuarit në zgjedhje të parakohshme, sepse institucionet duhet të mësohen të kryejnë mandatin kushtetues”, tha Dugolli, derisa shtoi se me kundërshtimin e shkuarjes në zgjedhje të parakohshme kanë humbur partitë opozitare.