Kryeministri Albin Kurti është bërë me përmendore në fshatin Peran të komunës së Podujevës.
Kjo përmendore u zbulua më 14 shkurt të këtij viti në të cilën shkruan emri i tij duke u cilësuar si “Shpresa e Fundit”.
Për këtë kryetari i komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi është shprehur qe ajo se çfarë ka bërë një qytetar i Podujevës është për tu çmuar.
“Është një investim në pronë private njëriu në pronën e vetë në oborrin e vetë, kush ja ndalon njeriut në oborr të vetin çfarë bënë dhe nuk kam të drejt ti përzihem askujt. Ky njeriu ky qytetar i respektum e ka idol Kurtin është e drejt e tina , unë besoj se duhet çmuar këtë vepër”, ka thënë ai.