Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Valentina Bunjaku, s’po e vlerëson si të duhur që në ditën e parë të “Epopesë së UÇK-së” në seancën e solemne të Kuvendit, performuan dy këngëtarët Ilir Shaqiri e Shkurte Fejza.
Ajo ndonëse thotë se i vlerëson këta dy këngëtarë, shprehet se koncernet nuk e kanë vendin në Kuvendin e Kosovës, e cili për të është “tempulli i dijës” e që në të vërtetë Kuvendi vlerësohet si tempulli i demokracisë në një republikë parlamentare.
“Ilir Shqiri është një prej këngëtarëve që më se shumti e dëgjoj, Shkurte Fejza është ikonë e muzikës shqiptare, por nuk ka qenë vendi në Kuvendin e Kosovës. Koncertet e kanë vendin në shesh, në palestra sportive në tetaro dhe jo të tempullin e dijes në Kuvendin e Kosovës”, ka thënë ajo.
Por, ajo thotë se kjo nuk është ndonjë çudi, pasi sipas saj “Kuvendi është shndërruar në cirk”.