Dardan Krivaqa është dënuar me burgim të përjetshëm, ndërsa Arbër Sejdiu me 15 vjet burgim, në rigjykimin për rastin e vrasjes së Marigona Osmanit. Dënimi është i njëjtë si në aktgjykimin e parë të Gjykatës Themelore në Ferizaj. Edhe në rigjykim Krivaqa është liruar nga akuza për dhunim, e Sejdiu nga akuza për ndihmë në dhunim.
Ahmet Tahiri-avokat ka deklaruar se vendimi i sotëm ku Dardan Krivaqa është dënuar me burgim të përjetshëm dhe Arbër Sejdiu me 15 vjet burgim nuk do të qëndrojë si vendim kryesor i Gjykatës së Apelit.
Tahiri deklaroi se burgimi i përjetshëm në Kosovë i ka disa kushte thelbësore të dënimit, së pari “nuk mundet ti shqiptohet personit i cili në kohën e kryerjes së veprës penale nuk i ka mbushur 21vjet” dhe së dyti duhet të ketë dy vepra e më shumë për një vendim të tillë.
“Duhet të plotësohen disa kushte. Kushti i parë është dënimi i përjetshëm nuk mundet ti shqiptohet personit i cili në kohën e kryerjes së veprës penale nuk i ka mbushur 21vjet. Kushti i dytë është dënimi me burgim i përjetshëm nuk parashihet si denim i vetëm për një vepër penale [duhet 2+ vepra]. Vendimi i sotëm nuk do të qëndrojë si vendim kryesor”, vijoi ai.