Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Burgim për Erion Veliajn e arrest shtëpiak për gruan e tij, Ajola Xoxan

Është arrestuar kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Urdhri është dhënë nga Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion.

Burime për Klan News bëjnë me dije se GJKKO ka caktuar masën e “arrestit me burg” ndaj kryebashkiakut, i akuzuar për disa vepra penale. Po me kërkesë të SPAK, mësohet se ndaj bashkëshortes së tij Ajola Xoxa është caktuar masa e sigurimit “arrest në shtëpi”.

Kujtojmë se Veliaj dëshmoi në Prokurorinë e Posaçme për rreth 5 orë më datë 26 dhjetor 2024. Ai u pyet nga hetuesit, në kuadër të një hetimi pasuror të nisur muaj më parë. Pasditen e asaj dite, ai tha nga mbledhja e Këshillit Bashkiak se “ishte denoncuar në mënyrë anonime nga një personazh që nuk ekziston”.

Në pyetje është marrë edhe bashkëshortja e tij, ndërsa më herët janë ushtruar kontrolle në banesën e tyre dhe të vëllait të kryebashkiakut, Arbër Veliaj. Kontrolle të cilat u cilësuan të ligjshme nga gjykata pas ankimimit të tyre.