Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Burri s’heq dorë nga 50 milionë Lekët, gruaja: Do të shtyp ca 50-she false!

Paratë që Adriatiku kërkon në “Shihemi në Gjyq” nga gruaja e tij, Margarita vijnë nga disa pasuri. Ndërmjetësja e rubrikës së “E Diela Shqiptare” në Tv Klan, Eni Çobani shpjegon se Margarita gëzon një të tretën nga një e treta e pasurisë nga prindërit e saj.

Gjithashtu çifti ka patur një banesë që e kanë dhënë me qira, por këto para nuk i kanë marrë kurrë sepse i kanë kaluar vëllait të Margaritës. Totali që Adriatiku pretendon është 50 milionë Lekë.

Adriatik: Unë dua lekët mbrapsht për ta qetësuar veten time se kam punuar kaq vjet.

Margarita: Do ta rrah!

Adriatik: Jam edhe me probleme, e di shumë mirë!

Margarita: Dëgjo këtu!

Adriatik: Se Zoti donte të më shpëtonte për të mësuar të vërtetën!

Margarita: Të shpëtoi pra, kush të shpëtoi, laraska që ke në shtëpi të shpëtoi! Kush të shpëtoi re? nuk i çova lekët për rroba, për marka, për gjëra! M’i palos lekët si llokume!

Adriatiku vijon të këmbëngulë, ndërsa Margarita i ofron një ‘zgjidhje’ për paratë që kërkon.

Adriatik: Derisa të shkoj në varr, juve pa më kthyer lekët mbrapsht, nuk keni punë me mua!

Margarita: Uh! Ciao Katerina! Do t’i bëjmë, 50-she false, do t’i shtyp unë të gjitha, do t’i blej në Greqi e do t’i jap. 100-she.

Adriatik: Nuk dua gjithë pasurinë. Shitni çfarë keni!/tvklan.al