Mbrëmja e kësaj të diele, duket se ishte planifikuar të përfundonte tragjikisht për 48-vjeçaren nga Elbasani.
Një grua në Elbasan është therur me thikë nga ish-bashkëshorti i saj.
Ngjaraj ka ndodhur në lagjen “Qemal Stafa”, ndërsa që burri është shoqëruar në polici.
“Plagosi me mjet prerës për motive të dobëta ish-bashkëshorten e tij, kapet dhe shoqërohet në Polici 53-vjeçari. Sekuestrohet mjeti prerës të cilin autori e kishte hedhur në një kopsht në afërsi të vendngjarjes. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan pas marrjes së njoftimit se një shtetase ishte dëmtuar me mjet prerës, në rrugën “Tomorr Sinani”, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje. Ky shtetas dyshohet se rreth orës 21:15, për motive të dobëta, ka plagosur me mjet prerës (thikë), ish bashkëshorten e tij, 48 vjeçe, e cila ndodhet në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.
Tags: Elbasantherje me thike