Ish-kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, tani këshilltare e kryeministrit Kurti, ka reaguar pas miratimit të buxhetit për vitin 2024 në vlerë prej 3.3 miliardë euro, me të cilin parashihen që 3 milionë euro të shkojnë për Preshevën, Medvegjën dhe Bujanocin.
Sinani ka shprehur falenderime, derisa ka thënë se përtej aspektit financiar, kjo mbështetje ka më shumë vlerë nga fakti se tanimë çdo vit, Lugina e Preshevës është pjesë përbërëse e buxhetit të Kosovës.
Postimi i plotë:
FALEMINDERIT KOSOVË
Përtej aspektit financiar, kjo mbështetje merr vlerë të shtuar nga fakti se Lugina e Preshevës tanimë çdo vit është pjesë përbërëse e buxhetit të Republikës së Kosovës. Një praktikë tejet e rëndësishme në vijimësinë e bashkëveprimit institucional dhe të qasjes shtetërore të Republikës së Kosovës ndaj Luginës së Preshevës.